Transporti i të ndjerit me aeroplan
Ne marrim për sipër përgjegjësinë mbi procedurat administrative dhe kujdesemi për të gjitha dokumentet e nevojshme për transportimin e të ndjerit me aeroplan.
Për bartjen e kufomës me aeroplan si një transport i veçantë nga ajri, ka ngarkesa shtesë, të cilat ne ju informojmë përpara nënshkrimit të kontratës dhe të cilat janë të përfshira në paketën tonë të shërbimit. Kjo nuk ka ndonjë kosto shtesë për ju, qoftë nëpërmjet formularëve ose vërtetimeve në aeroport, si në vendin e nisjes dhe në aeroportin e mbërritjes

Transport profesional i kufomave me aeroplan
Nga Gjermania, Holanda, Belgjika, Zvicra, Austria, Luxemburgu, Franca, Italia, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe vende tjera Europës – Për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Kosovën Lindore dhe Mal i Zi.
Çfarë dokumente nevojiten?
✓ Pasaportë ose letërnjoftim i personit të vdekur.
✓ Për personat e pamartuar ose të mitur: çertifikatën zyrtare të lindjes, për shtetasit e huaj kërkohet përkthimi
✓ Për personat e martuar: gjithashtu çertifikatën e lindjes si dhe çertifikatën e martesës.
✓ Për personat e ve: çertifikatën e lindjes si dhe çertifikatën e martesës, gjithashtu edhe çertifikatën e vdekjes të bashkëshortit/es.
✓ Personat e divorcuar: çertifikatën e lindjes dhe të martesës dhe dekretin përkatës të divorcit.
✓ Çertifika e vdekjes e marré nga spitalo ose mjeku i familjes.
✓ Autorizimi – mundeni ta bëni online. (më shpejt)

Sa kushton bartja e të ndjerit me aeroplan?
Transporti i kufomës me aeroplan kushton pak më tepër se sa me makinë por është më i shpejtë dhe nëse largësia është më e madhe atëherë ju rekomendojmë ta zgjidhni këtë lloj transporti.
Shpenzimet e transportimit të kufomës!
✓ Kostoja e transportimit të trupit varet nga zgjedhja e mjeteve të transportit. Duke pasur parasysh këtë moment pikëllimi dhe trishtimi, ne duam t´ju ndihmojmë duke ofruar çmimet më të volitshme për ju, pa kursyer në cilësinë e shërbimeve dhe profesionalitetin e punës tonë.
✓ Kjo është arsyeja pse ne jemi firma më e kërkuar në Europë për kryerjen e këtij lloji të transportit të specializuar.
✓ Por gjithashtu jemi të gatshëm për të rregulluar të gjitha pengesat burokratike dhe për të siguruar një riatdhesim të sigurt.
✓ Falë rrjeteve tona në shumë vende të Evropës, jemi në gjendje të organizojmë dhe të kryejmë një transport të shpejtë, të besueshëm dhe me kosto efektive të kufomave.

Keni Pyetje Tjera?
Jemi këtu t´ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe t´ju sqarojmë çdo gjë para se të vendosni nëse bartja do te bëhet me makinat tona speciale ose me aeroplan. – Jemi në dispozicion me telefon ose personalisht çdo ditë 24 orë ne ditë.