Transporti i të ndjerit me makinë
Transporti i trupit me makina speciale për kufoma është i besueshëm, i shpejtë dhe i pakomplikuar, por gjithashtu edhe me kosto më të ulët. Në transportin e të vdekurve nga toka ne kemi shumë përvojë. Me staf të kualifikuar dhe makina speciale për kufoma, transportojmë të vdekurin sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Humbja e jetës së të afërmit është një përvojë tronditëse, e veçanërisht kur kjo vdekje ndodh në një vend të huaj, e që përkeqësohet nga çështja e transportit të kufomës për në atdhe.
Ne kryejmë transportin e kufomës me makina speciale të pajisura me klimatizues dhe mjete të posaçme për këtë shërbim.

Transport profesional i kufomave me makina speciale
Nga Gjermania, Holanda, Belgjika, Zvicra, Austria, Luxemburgu, Franca, Italia, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe vende tjera Europës – Për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Kosovën Lindore dhe Mal i Zi.
Çfarë dokumente nevojiten?

✓ Pasaportë ose letërnjoftim i personit të vdekur.
✓ Për personat e pamartuar ose të mitur: çertifikatën zyrtare të lindjes, për shtetasit e huaj kërkohet përkthimi
✓ Për personat e martuar: gjithashtu çertifikatën e lindjes si dhe çertifikatën e martesës.
✓ Për personat e ve: çertifikatën e lindjes si dhe çertifikatën e martesës, gjithashtu edhe çertifikatën e vdekjes të bashkëshortit/es.
✓ Personat e divorcuar: çertifikatën e lindjes dhe të martesës dhe dekretin përkatës të divorcit.
✓ Çertifika e vdekjes e marré nga spitalo ose mjeku i familjes.
✓ Autorizimi – mundeni ta bëni online. (më shpejt)
Sa kushton bartja e të ndjerit me makinë?
Çmimi i bartjes se të ndjerit me makinë mvaret nga largësia dhe kohëzgjatja e udhëtimit. Sidoqoftë është më i ulët se transporti me aeroplan. Ekspertët tanë do t´ju këshillojmë nëse transporti i kufomës duhet të bëhet me makinë speciale ose me aeroplan..
Shpenzimet e transportimit të kufomës!
✓ Kostoja e transportimit të trupit varet nga zgjedhja e mjeteve të transportit. Duke pasur parasysh këtë moment pikëllimi dhe trishtimi, ne duam t´ju ndihmojmë duke ofruar çmimet më të volitshme për ju, pa kursyer në cilësinë e shërbimeve dhe profesionalitetin e punës tonë.
✓ Kjo është arsyeja pse ne jemi firma më e kërkuar në Europë për kryerjen e këtij lloji të transportit të specializuar.
✓ Por gjithashtu jemi të gatshëm për të rregulluar të gjitha pengesat burokratike dhe për të siguruar një riatdhesim të sigurt.
✓ Falë rrjeteve tona në shumë vende të Evropës, jemi në gjendje të organizojmë dhe të kryejmë një transport të shpejtë, të besueshëm dhe me kosto efektive të kufomave.

Keni Pyetje Tjera?
Jemi këtu t´ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe t´ju sqarojmë çdo gjë para se të vendosni nëse bartja do te bëhet me makinat tona speciale ose me aeroplan. – Jemi në dispozicion me telefon ose personalisht çdo ditë 24 orë ne ditë.